Aktualitet

VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi (Konferenca)

17 Nëntor 2021, 10:39 Nga DOSJA
VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi

TIRANË– Kryeministri Rama ndodhet sot në Itali aty ku dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu Italian Mario Draghi. Teksa të dy dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama deklaroi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali. Kryeministri Rama nuk preferoi të jepte detaje në lidhje me këtë pjesë, duke mos treguar as se kur do të nisë kjo procedurë apo mbyllet.

Nga ana tjetër, kryeministri italian Mario Draghi konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë. Ai shtoi se Italia do të gjendet pranë Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke shtuar se miqësiames dy vendeve do të forcohet dhe më tej.

Vetë kryeministri Rama foli edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të jenë në dy korsi të ndryshme. Sipas kryeministrit Rama çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor ndikon për mirë apo për keq në Evropë.

Kryeministri Edi Rama i dhuroi homologut të tij italian, Mario Draghi-t librin tij me piktura, të cilin Draghi e vlerësoi. Gjithashtu, italiani e vlerësoi Ramën dhe për italishten e tij të mirë, për të cilën kryeministri tha se duhet të falenderonte gjyshen e tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

Rama me Di Maion: Jam shumë i kënaqur nga kjo ditë, do të nisim nga puna për…

“Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë”, Di Maio: Mesazh besimi për rajonin

Vizita në Itali, Rama i dhuron homologut librin e tij të pikturave, Daghi: Artist

BATUTAT/ Draghi e komplimenton për italishten, Rama: Falenderoj gjyshen

Rama nga Italia: I kërkova Draghit njohje të pensioneve shqiptare në Itali

Integrimi, Rama e Draghi: Bjellorusia nuk ndikon, s’ka ndarje mes Shqipërisë e MV

Kryeministri italian: Mbështesim Shqipërinë në integrimin në BE

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne itali mario draghi edi rama edi rama ne itali mario draghi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 18:26

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

TIRANË- Nga zjarri në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë janë lënduar lehtë tre persona. Mësohet se tre të lën...