Aktualitet

ME VIDEO: I mbetur mes zjarrit në pallat, MOMENTI kur zjarrfikësi nxjerr një fëmijë

17 Nëntor 2021, 17:38 Nga DOSJA
ME VIDEO: I mbetur mes zjarrit në pallat, MOMENTI kur zjarrfikësi

TIRANË– Del momenti kur një i mitur është nxjerrë nga pallati i përfshirë nga zjarri në zonën e njohur si “Fresku” në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet, një prej zjarrfikësve ka marrë në krahë fëmijën, e me shpjetësi e ka futur brenda një ambulance që ndodhej poshtë pallatit. Gjatë gjithë kohës që fëmija ndodhej në krahët e zjarrfikësit, nuk ka bërë asnjë lëvizje, ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

 

Ndërkohë që deri më tani është raportuar se në zonë kanë mbërritur 4 forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të shuar flakët që mendohet se kanë nisur nga shpërthimi i një bombule gazi. 

LAJMI KRYESOR: Zjarr në një apartament në katin e dytë të pallatit te Fresku, brenda ka njerëz

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne tirane tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll