Aktualitet

EMRI/ E radikalizuar në ISIS, arrestohet 19-vjeçarja nga Kosova në Itali

17 Nëntor 2021, 17:19 Nga DOSJA
EMRI/ E radikalizuar në ISIS, arrestohet 19-vjeçarja nga Kosova

ITALI- Një 19-vjeçare nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Itali, nga Policia italiane në bashkëpunim me Europolin, në kuadër të një operacioni kundër terrorizmit të zhvilluar në Milano. Lastampa shkruan se 19-vjeçarja e arrestuar quhet Bleona Tafallari, dhe dyshohet se ka lidhje me organizatën islamike ISIS. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet italiane, e reja është radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ndërkohë që së fundmi ajo u martua me radikal tjetër në Gjermani po me origjinë nga Kosova. Po ashtu sipas njoftimit gjithashtu bëhet me dije se partneri i 19-vjeçares kishte lidhje dhe kontakte me autorin e sulmit terrorist në Vjenë Kujtim Fejzulain.

Operacioni vjen pas një hetimi nga Divizioni i Përgjithshëm i Hetimeve dhe Operacioneve Speciale të Italisë, Digos, një divizion në policinë italiane, i cili u zhvillua në shtator.

“Sipas hetimeve, e reja e radikalizuar, që në moshën 16-vjeçare, një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik të vetëshpallur, së fundmi në Gjermani u martua me një milici me origjinë nga Kosova me të cilin ka qenë në kontakt muajt e fundit. Personi është i lidhur me sulmuesin e Vjenës”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.

Më 2 nëntor 2020, 5 persona u vranë dhe më shumë se 23 të tjerë u plagosën, në kryeqytetin austriak pasi një person i armatosur doli tërbuar në rrugë. Sulmuesi ishte një 20-vjeçar shqiptar që kishte me lidhje me ISIS. Pak minuta pas sulmit, sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Rreth 15 persona u arrestuan pas sulmit, shumë prej të cilëve janë ende në paraburgim. Dy ditë pas sulmit, autoritetet austriake pranuan se kishin injoruar një paralajmërim për sulmuesin nga Sllovakia.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-cjeçarja ne itali bleona tafallari isis kujtim fejzulai arrestohet 19-cjeçarja ne itali bleona tafallari isis kujtim fejzulai

Sondazh

Poll