Aktualitet

Atëherë ishte i panjohur/ Ky është Mihasi, zihej për nënën e ish-policit Malko

17 Nëntor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Atëherë ishte i panjohur/ Ky është Mihasi, zihej për

TIRANË– Erigers Mihasi, u vra të shtunën e shkuar më 13 nëntor, teksa udhëtonte menjë mjet tip “Audi” me mikun e tij, Armand Dumani. Por 32-vjeçari nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit dhe drejtësinë shqiptare, por mesa duket ka edhe një ngjarje tjetër, në të cilën ka qenë prezent, e cila ka shpëtuar nga vëmendja.

Dje në emisionin “Opinion”, gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë risjellë një video nga momentet e para pas vrasjes s ëish-policit, Santiago Malko në Tiranë, disa vite më parë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, teksa nëna kërkon që të kalojë rrethimin e Policisë për t’u futur në vendin e ngjarjes, pranë saj qëndron pikërisht Mihasi. Ky i fundit mik i afërt me djalin e saj.

Edhe pse efektivët tentojnë që ta mbajnë jashtë, ai i shtyn duke kërkuar që të kujdeset vetë për nënën e viktimës, të cilën më pas tenton që ta qetësojë bashkë me dijsa persona të tjerë. Në momentin e vrasjes, ai ka qenë i panjohur për publikun, por me publikimin e fotos pas vrasjes, lidhja e figurës bëhet menjëherë. Mihasi është i riu i veshur me një bluzë të zezë dhe me tuta gri, të firmës “Jordans”.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i santiago malkos vrasja e erigers mihasit ekzekutimi i santiago malkos vrasja e erigers mihasit

Sondazh

Poll