Politike

VD-Mesazh për burrat shqiptarë?Rama:Duhet shembull dhe durim për të lehtësuar helmin

17 Nëntor 2021, 07:57 Nga DOSJA
VD-Mesazh për burrat shqiptarë?Rama:Duhet shembull dhe durim për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi nga politikanët që të tregojnë shembull dhe të lehtësojnë helmin që sipas tij ka prekur politikën. I pyetur ditën e sotme nga gazetarët në Rinas se nëse ka ndonjë mesazh për burrat, pasi ata po bëjnë krime të tmerrshme ndaj grave dhe fëmijëve, kreu i qeverisë tha se nuk është çështja te mesazhi por te shembulli që jepet.


Pyetja: Mesazh për burrat shqiptarë?

Rama: Politika kontribuon në ushqimin e një klime psikologjike të rënduar. Ashtu si kundër qysh në kohën e Romë, civilizimit romak është përcaktuar vija ndarëse mes akuzuesve dhe të akuzuarve. Nuk është barra e të akuzuarit të provojë se akuzat nuk janë të vërteta. Ishte hapësira ku u rrit një popull i tërë dhe e gjithë gjenerata e politikës e këtyre 30 viteve, me asnjë ide me ekzistencën e të ndryshimit me ekzistencën e rivalit, por me idenë se kush mendon ndryshe, flet ndryshe dhe mban qëndrim ndryshe është armik, e duhet pushkatuar e lincuar publikisht, vazhdon ende të ketë bishat e vet dhe ditën e sotme, është një çështje kulturore që nuk zgjidhet sa hap dhe mbyll syt, e shohim dhe sot. Ju të gjithë jeni të detyruar që ta pasqyroni. Kur shikon në të gjithë ekranet fantazmat e të shkuarës që flasin me gjuhën e së shkuarës, për fat të keq nuk mungojnë ekstremet në akuza të natyrës penale, gjuha kriminalizuese për tjetrin, është e kuptueshme që mesazhi që marrin dhe këta elementë me prirje kriminale është inkurajues, fatkeqësisht. Nuk është çështja e mesazhit, por e shembullit. Secili të përpiqet që me shembullin e vet ta lehtësojë këtë helm që karakterizon politikën, mediat. Cfarë mund të thuhet më shumë se durim dhe shembull.

LAJMI KRYESOR: Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me vdekje nuk parandalon

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama vritet i mituri ne fier edi rama vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll