Politike

Formulari i plotësuar nga ‘Fiksi’, Spiro Vaso: U gris pas verifikimit me listën

17 Nëntor 2021, 07:00 Nga DOSJA
Formulari i plotësuar nga ‘Fiksi’, Spiro Vaso: U gris pas

SARANDË– Anëtari i Kryesisë së degës lokale të PD në Sarandë, Spiro Vaso, ka reaguar pas transmetimit në ‘Fiks Fare’ në një video ku një pjesëtare e programit firmoste formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor. Me anë të një reagimi ai bën të ditur se në momentin që është pikasur se personi nuk ishte në listën e delegatëve, formulari i saj është grisur. Vaso shton se këmbëngulja e saj e detyroi që të gjente formularin dhe të firmoste. Mirëpo, ai thekson se kur u kuptua se gruaja nuk ishte në listë, formulari u gris dhe nuk u dorëzua në selinë qëndrore të PDSH-së.

REAGIMI:

Sqarim per opinionin publik!
Lidhur me pamjet e publikuara sot ne emisionin “Fiks Fare” se gjate aktivitetit te foltores se zotit Sali Berisha ne Sarande, nje gazetare e infiltruar firmosi formularin e Partise Demokratike pa qene anetare e saj, me lind detyre te sqaroj se: Prane meje ka ardhur nje shtetase e paidentifikuar e cila ka kerkuar te firmose formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ne dt.11.12.2021. Duke marre parasysh faktin qe ajo ishte pjesemarrese ne takim, por edhe duke menduar si te mireqene faktin qe kjo shtetase kishte dijeni se te drejten e firmes e kane delegatet e Partise Demokratike, e kam orientuar ate tek Kryearja e LDG Sarande dhe tek sekretarja e deges se PD Sarande, si tituallare pergjegjes per administrimin e formulareve.

Kembengulja e kesaj shtetaseje dhe mos komunikimi ne vend me dy tituallaret e siperpermendura, me detyroi te gjeja nje formular per ta nenshkruar shtetasja qe e deshironte. Ne kushtet kur ndodheshim ne aktivitet, asnje nga ne nuk ishte i pajisur me listen e delegateve dhe njohja fizike me 140 delegate te Sarandes eshte e pamundur. Si rrjedhoje lejova firmosjen e formularit me gjeneralitetet e shtetases qe deshironte dhe e administrova personalisht.

Ju garantoj se pas verifikimit, emri i kesaj shtetaseje nuk rezultoi ne listen e delegateve dhe ai formular u gris e nuk u dorezua ne seline qendrore te PDSH.

Pavaresisht kesaj, edhe pse evidentuam nje formular te pasakte, menduam se shtetasja ne fjale ishte anetare partie dhe nuk e dinte se firmosnin vetem delegatet, ndaj dhe nuk hetuam me thelle veprimin e saj por nxorrem te pavlefshme formularin duke mos ia bashkangjitur formulareve te tjere te deges se PD Sarande, te cilet tashme jane administruar nga Kryetari i Keshillit Kombetar te PDSH, z. Edi Paloka.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes spiro vaso aksioni i berishes spiro vaso

Sondazh

Poll