Politike

Kryeministri italian: Mbështesim Shqipërinë në integrimin në BE

17 Nëntor 2021, 11:58 Nga DOSJA
Kryeministri italian: Mbështesim Shqipërinë në integrimin

ITALI– Kryeministri i Italisë, Mario Draghi u shpreh gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Draghi tha se marëdhënia që Shqipëria ka me Italinë është e hershme e se nuk ka nevojë për shumë fjalë, duke shtuar se do të rriten më tej bashkëpunimet në sektore të ndryshme.

‘Dua t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama. Marrëdhënies me Shqipërisë e Italisë është një marrëdhënie e hershme, nuk ka nevojë për fjalë. Jemi një bashkësi e gjerë, shumë shqiptarë frekuentojnë universitetet tona. Edhe në sipërmarrje kemi bashkëpunime të mëdha. Edhe në rrafshin e bujqësisë e të turizmit gjithashtu. Italia është pranë Shqipërisë në çdo gjë, në çdo centimetër përsa i përket hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Do të vazhdojmë ta mbështesim. Kemi nisma të ndryshme mbi të cilat do të punojmë. Sot pasdite do të nënshkruajmë pjesëmarrjen në Komitetin ekonomik mes Shqipërisë e Italisë. Italia do t’i japë një mbështetje të madhe.’- u shpreh Draghi.

LAJMI KRYESOR:VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi (Konferenca)

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ne itali mario draghi edi rama ne itali mario draghi

Sondazh

Poll