Politike

Çfarë po paralajmëron? Meta: Krenar për LSI, po s’keni parë gjë akoma…

16 Nëntor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Çfarë po paralajmëron? Meta: Krenar për LSI, po

TIRANË – Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh krenar për themelimin e LSI-së. Për “Ora News”, kreu i shtetit la të kuptohet se mund të angazhohet sërish politikisht pas mbylljes së mandatit presidencial. Për sa i përket djegies së mandateve parlamentare të LSI-së me PD-në, Meta konsideron se forca politike që ai themeloi gaboi duke hequr dorë nga misioni i saj kryesor që është “integrimi” i Shqipërise në BE.

“Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-në, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar. LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi. Këta pastaj dolën në bulevard. I vetmi bulevard në demokraci janë institucionet. Kam keqardhje që nuk i kam marrë të gjithë deputetët e opozitës për djegien e mandateve. Sigurisht që ndryshimi që unë shpresoja dhe që ishte i nevojshëm nuk ndodhi, por parlamenti është diçka më ndryshe nga ai që ishte dy vitet e fundit. Shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj për kontrollin e qeverisë dhe jo të kontrollohet nga ajo. Unë i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit dhe jam në shërbim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike djegia e mandatave të opozitës ilir meta djegia e mandatave të opozitës ilir meta

Sondazh

Poll