Politike

“Urdhrat i mori nga klani Rraja”, Berisha: Basha nuk bëri fushatë në disa qytete

16 Nëntor 2021, 17:32 Nga DOSJA
“Urdhrat i mori nga klani Rraja”, Berisha: Basha nuk bëri

FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk bëri fushatë elektorale në disa qytete për shkak se I bëri ultimatum klani Rraja. Gjatë foltores së sotme në Fushë Krujë, Berisha u shpreh se kriminelët kanë kapur ligjin.

”Shqipëria u shndërrua në protektoratin e krimit. Ish kryetari pa parti nuk erdhi dot në Fushë Krujë për të bërë fushatë për kandidatët dhe për të qenë pranë jush se u bë një ultimatum nga klani Rraja, E njëjta gjë ndodhi dhe në Elbasan dhe në qytetet e tjera, ligjin e mori në dorë krimi. Jo vetëm në qytete dhe fshatra por Brenda në parlament. Me dhjetëra ligje u votuan që këta kriminelë të merrnin tendera e koncesione, u rrit kostoja e punës publike me 8 herë,” tha Berisha.

Lideri historik i PD-së, gjithashtu ka treguar një episodë që ka ndodhur në Elbasan, ku i është bërë presion një prej numërueseve në mënyrë që të mos quante votat që PD-ja ka marrë.

“Në Pallatin e Sportit të Elbasanit, në kohën kur numëruesja jonë thërriste emrin e PD-së kur dilte votë e saj, një kriminel në sallë i drejtohet dhe thotë të shkurtoj gjuhën po përmende emrin e kësaj partie. Ajo nënshtrohet aty. Sepse në heshtje ishte bërë kompromis me krimin. Ai që bën kompromis me krimin meriton thundrrën e tij. Me krimin nuk ka kompromis me krimin. Do qëndrojmë fuqishëm si forcë e ligjit, forcë e parimit. Pra ku ishte opozita ,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Berisha nis “Foltoren” nga Fushë Kruja

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll