Politike

Mbaron seanca maratonë, kalon me 76 vota pro projektbuxheti i 2022-shit

16 Nëntor 2021, 19:45 Nga DOSJA
Mbaron seanca maratonë, kalon me 76 vota pro projektbuxheti i 2022-shit

TIRANË – Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2022 është kaluar me sukses në seancën e sotme plenare. Pas 48 orësh debat në Kuvend, projektligji për buxhetin i mazhorancës mori 76 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë rast, Kuvendi mbylli dhe punimet për njërën nga çështjet më të rëndësishme të vitit 2021.

Seanca e dy ditëve të fundit u karakterizua nga sulmet dhe ofendimet mes mazhorancës dhe opozitës, ku kulmi arriti paraditen e sotme me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili tentoi të godiste ish-zv/kryeministrin Erion Braçe. Pasdite, ishte radha e kryeministrit Rama dhe Basha të replikonin ashpër ndaj njëri-tjetrit.

LAJMI KRYESOR: Projektbuxheti 2022/ 48 orë debate dhe sulme, qeveria merr “dritën jeshile”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha projektbuxheti i vitit 2022 seanca plenare 16 nentor 2021 edi rama lulzim basha projektbuxheti i vitit 2022 seanca plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll