Politike

Berisha: Bashën e kam penguar për të bërë bashkëqeverisje me Ramën

16 Nëntor 2021, 17:50 Nga DOSJA
Berisha: Bashën e kam penguar për të bërë

FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryedemokratin Lulzim Basha e ka penguar vetëm që të mos bënte bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama. Gjatë foltores që ka mbajtur në Fushë Krujë, Berisha ka thënë se në zgjedhjet e 25 prillit vjedhja e votës ishte masive, ndërkohë që Basha nuk bëri asgjë për ta ndaluar këtë.

“Edi Rama shkelmonte në zgjedhje në zgjedhje votën tuaj. Opozita dështoi. Ju keni kontribuar e sakrifikuar për të ardhur në pushtet, por sakrifikuat për një kryetar që mendon për vete dhe mendonte se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse ka një vendim që e kam penguar, ju garantoj që është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë, me ndërgjegjen e thellë se një aleancë me krimin, korrupsionin, do të ishte dita më e zezë për Shqipërinë e shqiptarët. Vota u vodh si asnjëherë tjetër në 2021 dhe kryetari vec që të na thoshte të dilnim në sheshe e të bënim protestat më të rëndësishme, në vend se të nxirrte demokratët në rrugë. tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Berisha nis “Foltoren” nga Fushë Kruja

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll