Politike

Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit do ta ndajë partinë nga e shkuara e hidhur 

16 Nëntor 2021, 18:18 Nga DOSJA
Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit do ta ndajë partinë nga e shkuara e

FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se para vitit 2013 në Partinë Demokratike nuk është diskutuar kurrë për manipulim votash. Gjatë foltores në Fushë Krujë, Berisha tha se qëllimi i tij është që pas Kuvendit Kombëtar që do të mbahet në 11 dhjetor, PD-ja të vazhdojë përpara me nivele të tjera dhe më të larta. Lideri historik i PD-së gjithashtu tha se sipas statutit të PD-së Sekretari i Përgjithshëm duhet të zgjidhet me votë të fshehtë, ndërkohë që ka shtuar se Gazment Bardhi është zgjadhur pa asnjë votë

“Kurrë në PD nuk ka ekzistuar diskutimi për manipulimin e votës. A do të qëndrojmë në nivelin e para 2013 apo do të kapim nivele të tjera, unë jam me idenë që duhet të vijojmë përpara. Do të rikthejmë primaren për t’i dhënë fund kohës kur i zgjedhuri thotë se unë jam i kryetarit. Ata janë të të gjithë të anëtarëve, edhe unë. Jam deputet i anëtarëve të PD dhe të gjithë qytetarëve që na kanë votuar. Kjo ndodh kur kryesia e anëtarët të zgjidhen me votën tuaj, kur këshilltarët të zgjidhen me votën e anëtarëve. Atëherë vendosim paqe të brendshme, forcë në parti, vendosim besim. Kanë nisur të huajt të thonë që ky njeri (Basha) s’ka asnjë të drejtë të flasë për votën. Në statut ka shkruar që Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me votë të fshehtë. Sekretari i Përgjithshëm është zgjedhur pa asnjë votë. Nga anëtarët e kryesisë 15 janë votuar me votë, të tjerët jo siç duhet. Ky e ka shndërruar votën në minorancë në PD. SHBA janë vendi më i fuqishëm të botës për liritë që i garantojnë qytetarëve. Ne jemi në fillim të shpalosjes. Kuvendi i 11 dhjetorit, do të jetë Kuvend që do të ndajë PD nga një e shkuar e hidhur. Ne do të hapemi, do të hapemi ndaj vlerave. Do të riformulojmë programin tonë. Ne i kemi mbijetuar rebelimit komunist. Ne jemi parti që do të rikthejmë vlerat në program, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar. Ju e shihni e jeni dëshmitarë se ç’po ndodh me interesin e qytetarëve në këto kohë. Prej 1 jave fermerët e Lushnjës janë në protestë, sepse Ballkani i Hapur ia hoqi TVSH-në. Çfarë interesi kombëtar ke të rrethosh Kosovën me armiqësi, të Beogradit, Shkupit dhe Tiranës”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Berisha nis “Foltoren” nga Fushë Kruja

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll