Politike

Ultimatum Ramës, Berisha: Nuk konfiskon dot shtëpinë e demokratëve, kujtohu se …

16 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Ultimatum Ramës, Berisha: Nuk konfiskon dot shtëpinë e

FUSHË KRUJË- Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë ultimatum pasardhësit të tij, Edi Ramës, duke i thënë se nuk ka për të konfiskuar shtëpinë e demokratëve. Gjatë foltores në Fushë Krujë, Berisha ka thënë se Rama nuk ka për ta mbajtur peng selinë e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

“Jemi për ti thënë Edi Ramës, për ti dhënë ultimatum Edi Ramës nga Fushë-Kruja, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demokratëve në Tiranë. Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie, dhe i bindur të jesh ti se nuk mund të mbash kurrë peng selinë e PD-së me peng-kryetarin. Ndaj dhe të heqi dorë nga lojërat e turpshme, primitive, me pluralizmin shqiptar. Edi Rama erdhi në pushtet duke bashkuar qelbësirat e të gjitha llojeve, ne do të bashkojmë kontributet e njerëzve punëtor, atdhetar, që duan interesin kombëtar. Njerëz që nuk përkulen, që sic përmbysën diktaturën komuniste të përmbysin narko-shtetin në Shqipëri”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Berisha nis “Foltoren” nga Fushë Kruja

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll