Aktualitet

Ngjarja HORROR në Fier! Policia: I mituri s’u kthye në shtëpi, nëna dha alarmin

16 Nëntor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Ngjarja HORROR në Fier! Policia: I mituri s’u kthye në

FIER- Pasi i biri nuk iu kthye në banesë, F.V., ka shkuar rreth orës 15:30 të pasdites në Policinë e Fierit për të bërë denoncimin e djalit vetëm 8 vjeç. Por ishte tepër vonë për të miturin. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e fqinjit të tyre, K. Ç., 38 vjeç, aty ku edhe kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijët, i mbuluar në baltë në oborrin e banesës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur. Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë. Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

LAJMI KRYESOR: HORROR në Fier! Fqinji rrëmben fëmijën 8 vjeç, Policia e gjen të groposur në oborr

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit vritet i mituri ne fier fier policia e fierit vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll