Aktualitet

Dy aksidente në kryeqytet, përplasen një fëmijë 5 vjeç dhe një grua

16 Nëntor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Dy aksidente në kryeqytet, përplasen një fëmijë 5

TIRANË – Dy aksidente të ndryshme janë regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet. Një 66-vjeçare është goditur nga makina e qytetarit L.D. në sheshin “Karl Topia”. Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në njoftimin e policisë nuk bëhet me dije rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Aksidenti i dytë u regjistrua në zonën e quajtur “Tregu Elektrik”, ku shtetasi I.C. ka përplasur një fëmijë 5 vjeç. Për fatin, vogëlushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 16.11.2021, rreth orës 16:50, tek sheshi “Karl Topia”, mjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar shtetasen L. Zh, 66 vjeçe, e cila për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 16.11.2021, në orën 17:30, në vendin e quajtur “Tregu Elektrik”, mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll