Aktualitet

Shqiptari prezantohet si polic në Gjermani, tentoi të mashtrojë një të moshuar, por…

16 Nëntor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Shqiptari prezantohet si polic në Gjermani, tentoi të mashtrojë

GJERMANI– Policia ka arrestuar dje në Oberkulm një shqiptar, pjesëtar të dyshuar të një bande mashtruesish telefonikë, të cilët kishin tentuar të mashtronin një të moshuar duke pretenduar se ishin efektivë policie.

Sipas albinfo.ch, shqiptari i prangosur i kishte thënë të moshuarës se: Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj. Ndaj për sigurinë e saj, “Policia” kishte vendosur që t’ia dorëzonte paratë unformave blu.

Por e moshuara kishte kuptuar mashtrimin, megjithatë i kishte lënë mashtruesit të besonin se e kishte ngrënë “karremin” por në fakt kishte njoftuar policinë rajonale, të cilët arrestuan një 30-vjeçar nga Kosova. Ai ishte anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll