Aktualitet

Drogë, peshore e përforcues grushti, kapen dy vëllezërit dhe 39-vjeçari tek ‘Braka’

16 Nëntor 2021, 12:08 Nga DOSJA
Drogë, peshore e përforcues grushti, kapen dy vëllezërit dhe

TIRANË– Griseld Halilaj, 25 vjeç dhe Arnold Halilaj, 20 vjeç, të dy vëllezër me njëri-tjetrin janë vënë në pranga në kuadër të operacionit ‘Braka’ të zhvilluar ditën e sotme në zonën që njihet me të njëjtin emër. Bashkë me vëllezërit në pranga ka rënë edhe Erion Jasharllari, 39 vjeç i cili kamuflohej si taksist dhe shpërndante kokainë në Tiranë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Braka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, 2 prej tyre vëllezër. Sekuestrohet lënda narkotike kokainë dhe cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. H., 25 vjeç dhe A. H., 20 vjeç (vëllezër).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 39 vjeç, i cili merrej me shitje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kamufluar aktivitetin e tij kriminal, me një mjet taksi që kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i vizave ose i pasaportave”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arnold halilaj erion jasharllari griseld halilaj policia e tiranes arnold halilaj erion jasharllari griseld halilaj policia e tiranes

Sondazh

Poll