Aktualitet

Vrau shoku dhe trupin ia hodhi në rezervuar, kapet i riu tek spitali “Nënë Tereza”

16 Nëntor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Vrau shoku dhe trupin ia hodhi në rezervuar, kapet i riu tek spitali

TIRANË– Kristi Bixheku, I shpallur në kërkim për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, trupi i të cilit u gjet në një rezervuar në Vithkuq të Korçës është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se Bixheku është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza”.

Trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë në qershor të këtij viti. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar.

Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës  bënë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Në kërkim vijon ende të jetë Lulzim Spahija me nofkën “Arapi”. Ai dhe Bixheku dyshohet se e kanë torturuar të riun e më pas e kanë hedhur në rezervuar.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fridman xhaferraj kristi bixheku lulzim spahija fridman xhaferraj kristi bixheku lulzim spahija

Sondazh

Poll