Politike

VD-Duma apel Gjekmarkajt për fjalën ‘harem’: Kërko falje! (Deputeti qesh)

16 Nëntor 2021, 10:26 Nga DOSJA
VD-Duma apel Gjekmarkajt për fjalën ‘harem’: Kërko

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka kërkuar që deputeti i Partisë Demokratike të kërkojë falje nëse fjalën harem kundrejt ministreve e ka përdorur me konotacion negativ. Nga vendi i saj në sallën e Kuvendit, Duma tha se si këmbim, edhe ministrja Belinda Balluku duhet të kërkojë ndjesë për linçimet që kryeministri Edi Rama u ka bërë anëtarëve të Opozitës gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesë nga biseda: 

Grida Duma: I kërkoj publikisht zotit Gjekmarkaj që nëse e ka thënë fjalën harem të kërkojë ndjesë


(Gjekmarkaj qesh)

Grida Duma: Të kërkojë ndjesë…Nëse harem është një çështje që e ka përdorur jashtë konteksit dhe pa metaforë, t’ju kërkojë ndjesë. Tani në të njëjtin duel që na ftove do çohesh dhe të na thuash që ju kërkoj ndjesë zonja Duma që ju linçoi kryeministri Rama në fushatë. Unë e kam nderin që t’i them kolegut tim këtë gjë sepse më mirëkupton, por ju nuk e bëni këtë .juve ju shqetëson sepse fjala ime zë peshë.

LAJM KRYESOR:LIVE- Kuvend ‘i nxehtë’! Salianji përplaset me Braçen, Basha: Këtu ka kriminelë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj grida duma seance plenare 16 nentor 2021 agron gjekmarkaj grida duma seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll