Politike

VD-Bardhi: Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë!Nuk ka rritje reale pagash

16 Nëntor 2021, 09:25 Nga DOSJA
VD-Bardhi: Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë!Nuk ka

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh ditën e sotme në seancën plenare se qeveria do të rrisë taksat dhe çmimet për shqiptarët. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë, e se nuk po mendon që të bëjë rritje pagash. Ndër të tjera, Bardhi shtoi se vitin që vjen qeveria do të rrisë dhe çmimin e gazit.


Paketa fiskale punon për një grup njerëzish të kryeministrit. Qeveria do rrisë taksat dhe çmimet për shqiptarët. Është një qeveri që thyen rekord kur vjen puna për të zhvatur dhe plaçkitur njerëzit. Nuk ka asnjë rritje reale rrogash, pensionesh, nuk ka rritje investimesh. Merr 1 miliard borxh për të paguar koncesionet. Fasadat e disa banesave të Elbasanit do të jepen me koncesion, do të jepet dhe bari i qytetit. Diferenca është e qartë dhe e dhimbshme. Fond qesharak se nuk ka rritje reale pagash, ka vetëm ulje. Rritja është më pak se 10 mijë lekë të vjetra në muaj për mësuesit. Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë. Me një dorë merr pak me një tjetër merr shumë më shumë. Vitin tjetër do të rritet gazi. PD do të votojë kundër paketës fiskale, nuk është votë kundër thjesht për të votuar kundër qeverisë, por kundër atyre që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.‘- u shpreh Bardhi.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë maratonë! Mblidhet sërish Kuvendi i Shqipërisë, diskutimet për buxhetin

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi seance plenare 16 nentor 2020 gazment bardhi seance plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll