Politike

Duma i tha të kërkonte falje, Gjekmarkaj s’përmbahet në sallë: Pusho mor derrkuc…

16 Nëntor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Duma i tha të kërkonte falje, Gjekmarkaj s’përmbahet

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike ka shpëthyer në tone të ashpra në sallën e Kuvendit. Pasi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma i kërkoi Gjekmarkajt që të kërkojë falje publike për fjalën ‘harem’, ai u ngrit dhe e vetmja gjë që bëri ishte një shpjegim.

Gjekmarkaj tha se atë shprehje e kishte përdorur si metaforë dhe jo në kuptimin e mirëfilltë seksual. Pas këtyre fjalëve, anëtarët e maxhorancës folën thuajse të gjithë për njëherë dhe Gjekmarkaj kërkoi të pushonin, duke përdorur dhe fjalën ‘derrkuc’.

“Zonja kryetare, ulur mor ç’e ke atë si kukull, dua t’i shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në kuptimin politik e jo në kuptimin e mirëfilltë e seksual të sultanëve. pushooo! Foli me atë ton kujt të duash dhe jo mua! Pusho ti more, derrkuc,”- tha Gjekmarkaj. 

LAJM KRYESOR:LIVE- Kuvend ‘i nxehtë’! Salianji përplaset me Braçen, Basha: Këtu ka kriminelë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj seance plenare 16 nentor 2021 agron gjekmarkaj seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll