Politike

VD-‘Po luani me qytetarët’/Pampuri: Rritja e pagave të mjekëve, mision i PAMUNDUR

16 Nëntor 2021, 08:43 Nga DOSJA
VD-‘Po luani me qytetarët’/Pampuri: Rritja e pagave të

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e quan mision të pamundur rritjen e pagave të mjekëve. Ditën e sotme, në foltoren e Kuvendit, Pampuri u shpreh se asnjë parashikim nuk është bërë në buxhet për familjet e varfra, pensionistët me sëmundje kronike si dhe për rritjen e pagave të mjekëve.


‘Nuk ka një zë në buxhet sa i përket rimbursimit paketës së ilaçeve. Është një paketë shumë e varfër. Nuk flisni për qytetarët që janë kuruar e nuk kanë para pasi janë futur në borxhe. Asnjë parashikim për këtë kategori. Shumë pensionistë me sëmundje kronike nuk mbështeten. Rezulton se janë paguar 6 mln euro nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryer e kjo lidhet me checkup e famshëm, që nuk hoqët dorë. Folët për rritjen e pagave të mjekëve, por mbetet një mision i pamundur. Ose hajde e thuaj këtu paga e mjekëve 1 mln -1.5 mln, e mos flisni me përqindje! Se e dinë shumë mirë se sa rriten pagat. Kemi përmendur vetëm një rresht për isht-të përndjekurit. Këtu vini dhe luani teatër dhe kërkoni që të zhvendosni vëmendje. Po luani me bukën e qytetarëve.’- tha Pampuri.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Seancë maratonë! Mblidhet sërish Kuvendi i Shqipërisë, diskutimet për buxhetin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike oriola pampuri seance plenare 16 nentor 2020 oriola pampuri seance plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll