Politike

VD-“Më dhemb bujqësia”/ Braçe: Bujqit po goditen, taksa po i vret

16 Nëntor 2021, 09:30 Nga DOSJA
VD-“Më dhemb bujqësia”/ Braçe: Bujqit po goditen,

TIRANË– Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë se përpos të gjithë të mirave që ka sjellë buxheti dhe parasë së madhe që ka në qarkullim, atë e shqetëson më shumë goditja e bujqësisë dhe e fermerëve që po shtydhen nga taksat dhe akzicat që ndryshojnë vazhdimisht.

“Buxheti i këtij viti është reflektimi i Shqipërisë në 10 viteve që do të vijnë. Edhe nga pikëpamja e disiplinë fiskale e kemi bërë mirë që kemi nisur të ulim deficitin, që investimet i kemi më të larta se deficiti, nisim të ulim borxhin publik, pra ka shumë para më buxhet dhe në qarkullimin e tij. Ajo që më shqetëso është konsumimi i parave publike , transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës dhe konkurrencës etj. Ajo që më shqetëson nga paketa fiskale është goditja që i bëhet bujqësisë, e kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon në këtë sektor, me skemën e TVSH të pabarabartë në hyrje dhe dalje, në imputeve bujqësore edhe në prodhimin e buqëve duhet barazi. Ne prekim favoret për bujqit, por nga ana tjetër nuk prekim favoret për ndërtuesit. Ne prekim akcizën për imputet bujqësore, por nuk prekim akcizën për birrën. Është koha të mbështesim bujkun dhe të krijojnë një dysheme për çmimin e prodhimit e tyre. Fermërët po shtrydhen nga fuqia e përqendruar në tregun e imputeve bujqësore, përftimi i femerëve nga vlera e produkteve të tyre ka rënë.“, tha Braçe.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë maratonë! Mblidhet sërish Kuvendi i Shqipërisë, diskutimet për buxhetin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll