Sport

“Jam këtu nëse FSHF dëshiron”! Reja kërkon një tjetër mundësi në krye: 18 pikë…

15 Nëntor 2021, 22:27 Nga DOSJA
“Jam këtu nëse FSHF dëshiron”! Reja kërkon

SHQIPËRI-Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, mendon se Shqipëria është në rrugën e duhur për kualifikueset e Europianit. Për “SuperSport” ai theksoi se kishte pengun që skuadra mund të bënte më shumë përveç rekordit.

NDESHJA- Sa i përket pjesës së parë, krijuam shumë raste, dukej porta e magjepsur se gjuajtëm nga çdo anë. Komplimente se jemi të tretët, barazimi me Poloninë mund të na çonte në play off, por mbetet fakti që kemi bërë një rrugëtim të madh, erdhëm në ndeshjen e fundit që kishim vështirësi. Dukej sikur e dikush me ne për atë që ndodhi, por morëm 18 pikë dhe mendoj se është një rezultat i madh. Bravo djemve.

KONTRATA-Kam edhe një vit kontratë se kemi nënshkruar deri në fund të 2022. Kam një akord me federatën, por sipas meje varet nga federata dhe objektivat. Jam në dispozicion, mendoj se kemi bërë gjëra të mëdha, në dy vite mes vështirësive. Detyra ime dhe e Federatës ishte të bëja gati ekipin për Europianin. Nëse do të jem, do të vazhdojmë, nëse jo, gjithsesi do të them se tavolinën e kemi lënë të shtruar. Skuadra është përgjigjur mirë dhe ka cilësi për të qenë optimistë për të ardhmen.

KRITIKAT-Ka pasur kritika, e dinim që ishte shumë e vështirë dhe gjithsesi fituam se kemi 18 pikë. Ndërsa Hungaria nuk ishte aq e lodhur derisa mundi Poloninë. Nuk duhet të heqim dorë, në rrugëtimin tonë e kemi bërë mirë. Sot nuk ishte e lehtë, të luash kundër Andorrës është vështirësi edhe për të tjerët, mbyllet mirë. Nuk konkretizuam për fat të keq, nuk e futëm topin në rrjetë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll