Sport

Zvicra në Botëror, Italia në play-off! Belfasti, “tokë e mallkuar” për italianët

15 Nëntor 2021, 21:56 Nga DOSJA

EUROPË– Surprizat nuk kanë fund në këto eleminatore. Pas Portugalisë, Italia është skuadra e rradhës që dështon të shkojë direkt në Botëror. Në Grupin C, dy skuadrat ndodheshin me pikë të barabarta, ndërkohë që kampionët e Europës përballë kishin Irlandën e Veriut, takim që u zhvillua në Belfast dhe përfundoi me shifrat 0-0.

Kujtojmë që më datë 8 tetor të vitit 2010, po në Belfast Irlanda e Veriut i mori një barazim me shifrat 0-0 Italisë.
Më datë 26 nëntor Italia do të zbulojë kundërshtarin e parë dhe nëse të kaltrit fitojnë, atëherë gjysmëfinalet janë programuar më datë 24 ose 25 mars ndërkohë që finalja më 28 ose 29.

Në krahun tjetër, Shaqiri me shokë do të shkojnë direkt në Botëror pasi fituan 4-0 ndaj Bullgarisë. Golat e takimit u shënuan nga Okafor,Vargas, Itten dhe Freuler, ndërkohë që më parë iu anuluan edhe dy gola të tjerë për pozicion jashtë loje.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport italia zvicra italia zvicra

Sondazh

Poll