Sport

Një penallti “bujare” mjafton ndaj Andorrës, Shqipëria fiton dhe arrin objektivtin

15 Nëntor 2021, 21:38 Nga DOSJA
Një penallti “bujare” mjafton ndaj Andorrës,

TIRANË- Shqipëria fiton ndaj Andorrës me shifrat 1-0 dhe arrin objektivin që ishte para fillimit të kualifikeuseve që ishte vendi i 3-të në një një grup të komplikuar me kundërshtarë të mëdhenj. Në “Air Albania” u zhvillua një ndeshje me ritëm të ulët, ndikuar edhe nga mungesat e shumta që kishin kuqezinjtë në këtë ndeshje.

Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Seferi në minnutën e 27′ tentoi portën por shumë lehtë për të ndëshkuar portierin, ndërkohë tre minuta më vonë, Jovera provoi për Andorrën por pa arritur të gjejë rrjetën. Në pjesën e dytë, Reja kreu dy zëvendësime duke larguar Ramdanin dhe Seferin në vend të Bajramit dhe Muçit.

Diçka filloi të lëvizë te kuqezinjtë, megjithatë goli i avantazhit do të vinte në minutën e 73′ kur Çekiçi nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë. Një rezultat që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit me Shqipërinë që mbyll këto kualifikuese në vendin e 3-të në kuotën e 18 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport andorra shqiperia andorra shqiperia

Sondazh

Poll