Politike

Bumçi: Kjo është krizë e Bashës, e kemi mbështetur për 8 vite

15 Nëntor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Bumçi: Kjo është krizë e Bashës, e kemi

TIRANË- Ish-deputeti Aldo Bumçi ka deklaruar se Partia Demokratike nuk është në krizë por vetëm një person, i cili është Lulzim Basha. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Bumçi u shpreh se për 8 vite i kanë ardhur nga mbrapa Bashës, për çdo kërkesë dhe vendim që ai ka marrë, dhe sërish janë në opozitë.

“Kjo është një krizë e Lulzim Bashës jo e Partisë Demokratike, megjithëse do ta vendos këtë në institucione. Me kolegët tanë në atë sdallë nuk na ndanë asnjë, kemi 8 vite në opozitë e kemi mbështetur për çdo gjë, u dogjën mandatet, protesta, nuk shkuam në zgjedhjet lokale, vendosi për marrëveshje e mbështetem. Kjo është krizë e 1 personi që është në krye të PD-së. Por në 8 vite kur ke bërë çdo aksion, me protesta, mandat dhe nuk arrin dot fitore, çfarë do thuash më shumë. Ky është një konsum për të gjithë ne që nuk e mundëm Ramën, por përgjegjësinë kryesore e mban kryetari,” tha Bumçi.

Në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ai tha se vullneti i demokratëve është përcaktuar të mbahet më datë 11 dhjetor.

“Ato janë anëtarë real. Çdo deputet e di zonën e vet. Si thamë hajde gjejmë një zgjidhje, por nuk është me vullnet të mirë se do i kishte dhënë kohë dialogut. Mbi 4200 firma janë mbledhur, ai është vullneti i demokratëve”, përfundoi Bumçi.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aldo bumci kryesia e pd 15 nentor 2021 aldo bumci kryesia e pd 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 20:11

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se nëse ka ardhur koha PD-ja të shkatërrohet si parti. Gjatë mbledhjes së sotme të kryes...

Politike 15 Nëntor 2021, 19:53

Alibeaj: Sali Berisha ka vdekur politikisht

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike. Në fjalë...