Politike

E FORTË! Noka debaton ashpër me Bashën: Po thoni që Berisha ka lidhje me bandat?

15 Nëntor 2021, 18:58 Nga DOSJA
E FORTË! Noka debaton ashpër me Bashën: Po thoni që Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka debatuar me deputetin Flamur Noka në lidhje me përfshirjen e Suel Çeles, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Noka gjatë mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme u shpreh se është gati të japë dorëheqjen nëse ndonjë nga delegatët e Elbasanit është intimiduar.

“Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatet e Elbasanit janë intimiduar nga kushdo qoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre,“- u shpreh Noka

Ndërkohë që Basha nga ana tjetër tha se e dinë të gjithë që Rakipi dhe Çela janë futur në këtë proces, por shtoi se kjo është porosi e Ramës dhe jo e Berishës. Basha gjithashtu tha se Berisha reagon për çdo gjë, ndaj duhet ta gjejë kohën për të reaguar edhe për këtë. Basha gjithashtu përmendi dhe rrëmbimin e një të riu në Elbasan nga Suel Çela, sipas të cilit i bëri presion për të firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

“Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishes. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajes. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelen,“– tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha flamur noka kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 20:11

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se nëse ka ardhur koha PD-ja të shkatërrohet si parti. Gjatë mbledhjes së sotme të kryes...

Politike 15 Nëntor 2021, 19:53

Alibeaj: Sali Berisha ka vdekur politikisht

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike. Në fjalë...