Politike

Pse nuk keni shkuar në Kuvend?, Berisha: Jam përqendruar në mrekullinë shqiptare

15 Nëntor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Pse nuk keni shkuar në Kuvend?, Berisha: Jam përqendruar në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar për herë të parë dhe të fundit në Kuvend, më 10 shtator. E që atëherë ka vendosur që t’i dedikohet tërësisht “Foltores”. Sot në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se do të rikthehej në sallë, por nuk dha asnjë datë konkrete.

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: S’keni shkuar në Kuvendi, pse?

Berisha: Kam munguar. Do të shkoj, por jam përqëndruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare më ka mahnitur dhe më ka tërhequr me të gjithë qënien time. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të shkoj shpejt në Kuvend dhe nuk do të numëroj të drejtat e qytetarëve. E vërteta është që në një farë mënyrë Foltorja, krahasuar me polemikat vulgare të pengmarrësit dhe pengut të tij është disa herë më eprore. E më tërheqëse. Por unë do të shkoj në Kuvend.

LAJMI KRYESOR: Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha: Data është 11-a! (Kodi për akuzat)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 15 nentor 2021 sali berisha sali berisha 15 nentor 2021

Sondazh

Poll