Politike

Kriza në PD/ Ivi Kaso: Anëtarësia mori në dorë fatet e veta, Kuvendi në 11 dhjetor

15 Nëntor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Kriza në PD/ Ivi Kaso: Anëtarësia mori në dorë fatet e

TIRANË– Ivi Kaso, i propozuar nga Edi Paloka  për negociator së bashku me Ervin Minarollin, ka folur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Kaso tha se beson te fuqia e votës dhe e anëtarësisë dhe se lidershipi aktual duhet të votëbesohet. Sipas Kasos, thirrja për ta mbledhur Kuvendin në dt. 18 është në drejtim të kundërt dhe shkon në thellimin e ndarjes sepse i ndan njerëzit në mbështetës të Kuvendit të parë dhe të dytë.

Besoj te fuqia e votës dhe e anëtarësisë, lidershipi duhet të votëbesohet. Meqënse se bëri, e mori anëtaresia fatin në duart e veta, tani nuk mund të injorojmë vullnetin e demokratëve. Janë të gjitha mekanizmat që të verifikohët vullneti i tyre dhe të mblidhet kuvendi në dt 11 dhjetor. Thirrja për ta mbledhur në dt. 18 është në drejtim të kundërt dhe shkon në thellimin e ndarjes. Sepse i ndan njerëzit në mbështetës të Kuvendit të parë dhe të dytë. Procedura, që u tha se nuk qënka respektuar nuk mund të zhbëjë thelbin e së drejtës, por është për të garantuar të drejtën e demokratëve për tu mbledhur në dt. 11 dhjetor,“-tha Ivi Kaso.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ivi kaso kryesia e pd 15 nentor 2021 ivi kaso kryesia e pd 15 nentor 2021

Sondazh

Poll