Politike

Fevziu: Basha nuk e mundi i pari Ramën. Rakipi: Pse kjo gënjeshtër pa pikë turpi?!

15 Nëntor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Fevziu: Basha nuk e mundi i pari Ramën. Rakipi: Pse kjo

TIRANË – Moderatori Blendi Fevziu kundërshtoi pretendimet e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se ai është i pari që ka mundur kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet lokale të 2011. Në studion “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”, Fevziu shtoi se ishte ndërhyrja përfundimtare e ish-kryeministrit Sali Berisha që Basha të fitonte me rinumërim të votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bashkinë e Tiranës. Madje, vetë Berisha i shkaktoi Ramën humbjen e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës.

“Një gjë ëshë e vërtetë, Basha e sfumoi figurën e Berishës. Natën e fundit madje e ka mbyllur Basha në televizion, jo Berisha. Por, zgjedhjet u fituan pas vendimit personal të Berishës, për të numëruar votat që ishin hedhur në kutinë e gabuar. Rama i fitoi zgjedhjet si numërim, por u mor ai vendim. Basha ishte i bashkuar me Ilir Metën, u fut në lojë edhe Hysni Milloshi. Ka një rezultat të ngjashëm mes Bashës dhe Olldashit, nëse votat e LSI kalojën në drejtim tjetër. Por them se ai ka bërë fushatë të mirë gjithësesi. Basha ka nisur me një distancë prej 11 pikësh dhe u barazua me Ramën, por zgjdhjet i fitoi Rama. Basha ka një truk për të marrë votat e atyre që nuk kanë kujtesë, kur thotë futa vendin në NATO dhe liberalizova vizat. Basha duhet të bënte fushatë për të ardhmen. E dyta, nuk është e vërtetë që është i vetmi që ka mundur Edi Ramën, sepse Edi Rama është mundur në vitin 2009. Nuk mund të thotë ai jam i vetmi që e kam mundur”, u shpreh Fevziu.

Prezantuesi i emisioni “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi i quan deklaratat e Bashës si gënjeshtra.

“Tani kjo gënjeshtër pa pikë turpi, Fevzi? Ne i shohim këto të gjitha”, tha Rakipi.

Fevziu e konsideroi përballjen mes Berishës dhe Bashës si “lojë për interesat personale”.

“Këto që shohim ne nuk kanë rëndësi. Ata luajnë për interesin e tyre dhe kapen me thonj aty”, u shpreh Blendi Fevziu te “Të Paekspozuarit”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet lokale 2011 lulzim basha zgjedhjet lokale 2011

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 20:11

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se nëse ka ardhur koha PD-ja të shkatërrohet si parti. Gjatë mbledhjes së sotme të kryes...

Politike 15 Nëntor 2021, 19:53

Alibeaj: Sali Berisha ka vdekur politikisht

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike. Në fjalë...