Politike

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

15 Nëntor 2021, 20:11 Nga DOSJA
Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se nëse ka ardhur koha PD-ja të shkatërrohet si parti. Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë, Duma u shpreh se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor e kërkuar nga kryedemokrati Basha, tha se duhet të jetë moment reflektimi dhe jo një ndjesë hipokrite për problemet që ata kanë. Ajo gjithashtu i ka dhënë kurajo Bashës që ta bëjë PD-në, parti të së ardhmes.

Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet. Po propozoni sot datën 18 për Kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur çdo populli bën partia është bërë çdo partia bën populli. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqjen e nuk kthehem kurrë. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike.

Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit! Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja perfaqësimet. Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara çfare është meritokracia. Pas 30 vjetësh diskutohet sërish që zgjidhja qënka po një njeri. Kulti i individit duhet të bjerë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty Kryetar. Bejë këtë parti një parti të së ardhmes,” tha Duma.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grida duma kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha grida duma kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 19:53

Alibeaj: Sali Berisha ka vdekur politikisht

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike. Në fjalë...