Politike

“Më 11 dhjetor ka vetëm tubim”, Basha-Berishës: Nuk ka dy PD, Kuvendi më 18

15 Nëntor 2021, 19:12 Nga DOSJA
“Më 11 dhjetor ka vetëm tubim”, Basha-Berishës: Nuk

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje liderit historit të Partisë Demokratike, Sali Berishës në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PD-së, Basha tha se PD-ja nuk vepron me firma por me statut dhe se më 11 dhjetor mund të këtë vetëm, tubime por asnjë gjë tjetër. Ai u shpreh se nuk ka dy PD dhe as institucione paralele, ndaj dhe demokratët nuk do të përdoren si ‘mish për top’ për interesat e Sali Berishës.

“PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i veriifikimit të firmave ka qënë cdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitiime të PD. Ndërkohë që jemi ketu, nismetari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do te jetë në 11 Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetem 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione parelele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam une as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjes qe demokratet të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshem. Pavaresisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, perveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesise,” tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha sali berisha kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll