Politike

A po shkon PD drejt përçarjes? Berisha e mohon: Jemi drejt bashkimit, Basha si Alia

15 Nëntor 2021, 18:21 Nga DOSJA
A po shkon PD drejt përçarjes? Berisha e mohon: Jemi drejt

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar se aksioni i ndërmarrë ndaj tij mund të ndajë në dy kampe Partinë Demokratike. Në një konferencë për shtyp, Berisha krahasoi edhe demokratin Basha me Ramiz Alinë, duke mos i kursyer edhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Berisha: Revolucioni paqësor do të merret me pengmarrësin dhe pengun, asgjë nuk e ndal. Nëse Basha nuk vjen përjashton veten nga partia. Paralajmërimi për Ramën është i fortë; mos luaj me pluralizimin. Basha është pengu, formulat ia jep Rama. Ai e shtyn në verbëri se janë llum, njësoj si Ramiz Alia në vitin ’90. Rama e shtyn me idenë diabolike të dublimit. Por janë lojëra të rrezikshme dhe përgjegjës kryesor do të jetë Rama.

Ky vendim i sotëm a po e çon drejt ndarjes PD?

Berisha: Në fakt po çon drejt bashkimit. Demokratë në Shqipëri që pranon një akt amoral dhe të pabesë nuk ka. Ky akt iu garantoj se do të bashkojë demokratët. E sigurtë kjo. Në radhët e tyre, ekziston një gjendje revolicionare. Nuk ka asgjë që mund t’i pengojë në mision.

LAJMI KRYESOR: Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha: Data është 11-a! (Kodi për akuzat)

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 15 nentor 2021 sali berisha sali berisha 15 nentor 2021

Sondazh

Poll