Politike

Berisha MESAZH Bashës: Kuvendi mblidhet më 11, je i ftuar!

15 Nëntor 2021, 18:12 Nga DOSJA
Berisha MESAZH Bashës: Kuvendi mblidhet më 11, je i ftuar!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka shprehur qartë; Kuvendi i Shqipërisë do të mbahet më 11 dhjetor! Në një konferencë për shtyp, Berisha hodhi poshtë kërkesën e Bashës për të zhvilluar mbledhjen një javë nga ajo që ka kërkuar ish-kryeministri. 

“I them Ramës hiq dorë se do hysh në histori njësoj si daja yt që kërkoi të bllokonte pluralizimin me tanke. Idealet e demokratëve nuk i mposht askush. Pengkryetarit nuk kam mesazh të veçantë se ai komandohet nga pengmarrësi. Por i them se në 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së. Ky Kuvend thërritet nga anëtarësia. Ndaj dhe cilido që hyn në Kuvend, hyn strikt. E njoftoj peng-Bashën, se data 11 është vetëm data e fillimit, Kuvendi vazhdon deri në rivendosjen e pluralizmit në vend. Ti kemi shumë të qarta gjërat. Ky është revolucion paqësor. Por askush nuk mund që të luajë me të. Përveç kësaj, qëllimi makabër politik i pengmarrësit dhe pengut është që t’ja vjedhin Kuvendit axhendën. I vini gishtin kokës iu them të dyve sepse ata që kanë vënë firmën nuk do të pranojnë kurrë që të ndryshohet axhenda që ata kanë përcaktuar. Frika ështe e juaja se u keni borxhe qytetarëve. Ndaj dhe vazhdoni marrëveshjen dhe bashkëpunimin por Kuvendi do të shndërrojë PD në forcë vigane. Emrat e guximtarëve do të skaliten në muret e kohës,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha: Data është 11-a! (Kodi për akuzat)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 15 nentor 2021 sali berisha sali berisha 15 nentor 2021

Sondazh

Poll