Politike

Basha vendosi 18 dhjetorin për mbledhjen e Kuvendit, Berisha: Ia caktoi Rama!

15 Nëntor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Basha vendosi 18 dhjetorin për mbledhjen e Kuvendit, Berisha: Ia caktoi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka ndryshuar datën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, për shkak se ia kishte kërkuar kryeministri Edi Rama. Duke e cilësuar edhe njëherë si “pengkryetari”, Berisha tha se Basha nuk ka asnjë forcë për të nëpërkëmbur firmat e demokratëve.

“4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format e presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizimit, për çmontimin e narkoshtetit dhe një të ardhshme për shqiptarët në vendin e tyre. Një sjellje të tillë më rikujton qëndrimet e pallateve të kuqe në dhjetor ndaj studentëve. Përpjekjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të bekuar që i dha fund epokës së monizimit. Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo tjetër vullkanin apo këtë lëvizje janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave pengkryetari i PD mbledh Kryesinë falso apo fake të kësaj partie, e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim të statutit të partisë. Jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar por emëruar nga kryetari i PD. Njofton datën që i jep Edi Rama, 18 dhjetorin. Nuk do të ketë asnjë forcë që mund të nëpërkëmbë firmat e demokratëve. Nëse Kuvendi mblidhet, mblidhet datën e shpallur prej tyre. Jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit,”-tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha: Data është 11-a! (Kodi për akuzat)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 15 nentor 2021 sali berisha sali berisha 15 nentor 2021

Sondazh

Poll