Politike

Deklarata E FORTË! Ç’di Basha? Kryedemokrati: Disa presin të shpallen ‘non grata’

15 Nëntor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Deklarata E FORTË! Ç’di Basha? Kryedemokrati: Disa presin

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar parardhësin e tij në detyrë, Sali Berishën se po bashkëpunon me personazhe që janë të akuzuar se lidhen me botën e krimit por edhe me politikanë të korruptuar. Të gjithë sipas Bashës e kanë qëllimin e tyre se përse kanë vendosur që të ndjekin nga pas Berishën, duke përmendur emra si: Suel Çela, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi.

Sipas Bashës, të gjithë duan të përfitojnë duke përçarë Partinë Demokratike, ndërsa të tjerë sipas Bashës presin që të shpallen “non grata” si Berisha, ndaj dhe duan që të krijojnë precedent për të mbrojtur veten e tyre.

“Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tillë? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo përplasje për të mbrojtur veten e tyre,”-tha në fjalën e tij gjatë mbledhjes kryedemokrati.

Por për kë e ka fjalën kryedemokrati? Çfarë di ai për shpalljet që bën DASH? Kush ia ka komunikuar?

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll