Bota

Tensionohen marrëdhëniet/ Izreali vendos përgjues brenda këpucëve që hyjnë në Palestinë

18 Shkurt 2019, 14:47 Nga DOSJA
Tensionohen marrëdhëniet/ Izreali vendos përgjues brenda

JERUZALEM- Duket se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës janë tensionuar akoma më shumë pasi u ndaluan disa mallrat të dyshuara në kufirin Kerem Shalom ndërmjet Gazës dhe Izraelit. 

Dyshimi u vërtetua kur në këpucët të cilat po importoheshin u gjetën mikrofona përgjues.

Hamasi ka deklaruar se Izraeli po dërgon këpucë të përgjuara për të spiunuar njerëzit në një pjesë të shkatërruar nga lufta në vend. Mikrofonat përgjues u gjendën të qepura brenda thembrave të këpucëve të cilat do të tregëtoheshin në një qytet të Palestinës.

Burime të inteligjencës palestineze pohojnë se Izraeli ishte pas dërgesës dhe po përpiqej të spiunonte anëtarët e “rezistencës palestineze”.

Pamjet e këpucës dhe mjetit përgjues u publikuan nga Khaled Abu Toameh, një shkrimtar i Jerusalem Post, ku ka ironizuar duke thënë se: “Izraeli na dërgoi këpucë të pajisur me pajisje sekrete elektronike për të spiunuar mbi ne”.

Tensionet janë rritur përsëri që nga marsi kur palestinezët u mblodhën së paku disa javë përgjatë kufirit me Izraelin për protesta shpesh të dhunshme, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund bllokadës së Izraelit të territorit.

Ndërkohë që qeveria dhe ambasada izraelite nuk kanë pasur asnjë prenoncim kundrejtë kësaj çështje.

(S.A/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota izrael-palestine mikrofon pergjues ne kepuce izrael-palestine mikrofon pergjues ne kepuce

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2019, 14:34

Aleanca SHBA- Europë zyrtarisht e përçarë

Një javë më parë u zhvillua konferenca e 55 e sigurisë në Mynih. Që nga krijimi i saj dhe deri më sot ajo ka qënë një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm pë...

Bota 18 Shkurt 2019, 10:10

Momenti i guximshëm i Merkelit në Mynih

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer? Kësaj pyetjeje vendimtare Angela Merkel i dha përgjigje në Konferencën e Sigurisë që përfundoi në Mynih. Por aj...