Bota

Ndërtimi i murit me Meksikën/ 16 shtete të SHBA-së paditin administratën Trump: Po plaçkit fondet

19 Shkurt 2019, 08:38 Nga DOSJA
Ndërtimi i murit me Meksikën/ 16 shtete të SHBA-së paditin

16 shtete amerikane të udhëhequr nga Kalifornia kanë bërë gati padinë ndaj administratës së Presidentit Donald Trump për vendimin e tij, për mbledhjen emergjente të  fondeve për ndërtimin e murit me Meksikën.

Trump bëri të premten deklaratën ku anashkaloi Kongresin, pasi ky i findit refuzoi të miratonte 5.7 miliardë dollarë për murin. 16 shtetet thonë se duan të bllokojnë “keqpërdorimin e pushtetit presidencial Trump”. Demokratët kundërshtojnë financimin kaq të madh të Trump, një premtim kyç i fushatës së këtij të fundit.

Çfarë thotë padia?

Padia e ngritur të hënën kërkon të bllokojë  Trump, dhe në të thuhet se presidenti nuk ka fuqinë të devijojë fondet e miratuara nga Kongresi për të paguar për projektin e tij.

“Ne jemi duke e paditur Presidentin Trump për ta ndaluar atë nga plaçkitja në mënyrë të njëanshme të fondeve të tatimpaguesve që ligjërisht janë lënë mënjanë nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend teatër”, tha avokati i Kalifornisë Xavier Becerra.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 16 shtete paditin trump donald trump ndërtimi i muri me meksikën 16 shtete paditin trump donald trump ndërtimi i muri me meksikën

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2019, 14:34

Aleanca SHBA- Europë zyrtarisht e përçarë

Një javë më parë u zhvillua konferenca e 55 e sigurisë në Mynih. Që nga krijimi i saj dhe deri më sot ajo ka qënë një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm pë...

Bota 18 Shkurt 2019, 10:10

Momenti i guximshëm i Merkelit në Mynih

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer? Kësaj pyetjeje vendimtare Angela Merkel i dha përgjigje në Konferencën e Sigurisë që përfundoi në Mynih. Por aj...