Bota

Taksa për Serbinë, Haradinaj: Sa të jem un Kryeministër nuk hiqet

18 Shkurt 2019, 15:22 Nga DOSJA
Taksa për Serbinë, Haradinaj: Sa të jem un Kryeministër nuk

Ramush haradinaj, kryeministri i Kosovës, pas një vizite që bëri në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Sipas Haradinajt kjo taksë do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë kryeministër.

“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet. Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër,”– tha kreu i qeverisë së Kosovës.

Haradinaj kërkoi edhe përkrahjen e partnerëve politikë, pavarësisht se në lidhje me këtë çështje mbajnë qëndrime të ndryshme.

“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po,”- përfundoi Haradinaj.

Tarifa e vendosur ndaj Serbisë ka ngjallur mjaft debat në politikën kosovare. Ajo është bërë edhe  pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo e  fundit nuk pranon pjesëmarrjen në bisedime pa anuluar taksën e vendosur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove-serbi ramush haradinaj taksa ndaj serbise kosove-serbi ramush haradinaj taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2019, 14:34

Aleanca SHBA- Europë zyrtarisht e përçarë

Një javë më parë u zhvillua konferenca e 55 e sigurisë në Mynih. Që nga krijimi i saj dhe deri më sot ajo ka qënë një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm pë...

Bota 18 Shkurt 2019, 10:10

Momenti i guximshëm i Merkelit në Mynih

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer? Kësaj pyetjeje vendimtare Angela Merkel i dha përgjigje në Konferencën e Sigurisë që përfundoi në Mynih. Por aj...