Aktualitet

Zbardhet dëshmia e shqiptares që plagosi grekun: Arma e tij! Do qëllonte vajzën

15 Nëntor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e shqiptares që plagosi grekun: Arma e tij! Do

GREQI- E pandehura shqiptare në Greqi 49-vjeçare, Klodiana Çelo, ka mohuar gjithçka në lidhje me plagosjen e ish-partnerit të saj okulist 68-vjeçar në Chalandri. Thetoc.gr shkruan se 49-vjeçarja duke folur në emisionin ‘Të vërtetat me Zinën’ në Star, ka kontestuar edhe dëshminë e vajzës së saj, duke pretenduar se 12-vjeçarja ka frikë dhe do të thotë dhe të bëjë atë që të tjerët duan.

“Arma ishte e tij. E nxorri dhe po bëhej gati të nxirrte të tjera. E kishte armën dhe shkoi tek fëmija për të më fajsuar mua. Nuk i kam bërë pritë. Asnjë lidhje. Kishim një takim në orën 3, unë kisha mbërritur më herët dhe i dërgova mesazh që të merrte fëmijën pas shkollës… I besova dhe vendosa një bishë në shtëpinë time,” tha ajo.

Klodiana Çelo Pavlidou është shqiptarja, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Okulisti i njohur George Neos, është partneri i saj i cili po lufton për jetën në spital. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet george neos klodiana çe george neos klodiana çe

Sondazh

Poll