Aktualitet

Përjashtohet nga drejtësia ish-kryegjyqtari i Kukësit Isuf Shehu

15 Nëntor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Përjashtohet nga drejtësia ish-kryegjyqtari i Kukësit Isuf Shehu

TIRANË– Isuf Shehu, ish-Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës është përjashtuar në mënyrë përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e marrë më herë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë më 14 nëntor të vitit 2019.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Isuf Shehu para dy vitesh. Sipas KPK-së ai nuk ka deklaruar një ndërtesë 3 katëshe që ka në qytetin e Kukësit. Nga hetimi i komisionit ka rezultuar se Shehu s’ka patur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kishte një diferencë ekonomike në vlerën e 5.2 milionë lekësh.

Shehu e filloi karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe gjatë dy dekadave të fundit punoi në Gjykatën e Kukësit.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e kukesit is isuf shehu gjykata e kukesit is isuf shehu

Sondazh

Poll