Aktualitet

“Balonë tabakësh”/ Yuri Kim ‘godet’ Ramën pas shtyrjes së Spiropalit: E papranueshme

15 Nëntor 2021, 15:33 Nga DOSJA
“Balonë tabakësh”/ Yuri Kim ‘godet’ Ramën

TIRANË- Ambasdorja amerikane Yuri Kim ka “goditur” kryeministrin Edi Rama pas gjuhës së përdorur sot ndaj grave të Kuvendit dhe shtyrjen që bëri ndaj ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali. Disa orë pas “gjestit“, ambasadorja Kim tërhoqi vëmendjen me një postim në rrjetet e saj sociale, por pa përmendur emër kërkoi që udhëheqësist të kenë kujdes në gjuhën që përdorin ndaj kolegeve.

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin,”-shkruan Kim.

Çfarë ndodhi sot në Kuvend?

Kryeministri Edi Rama, iu referua deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabakut, si “balona tabake”, ndërsa teksa Spiropali po replikonte me kryedemokratin Lulzim Basha, kreu i qeverisë e shtyu me dorë. Që nga ai moment, pas mesazhit të Ramës, Spiropali heshti dhe nuk replikoi më, por momenti u kap në kohë nga Dosja.al.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama elisa spiropali yuri kim edi rama elisa spiropali yuri kim

Sondazh

Poll