Aktualitet

VD-“Balonë tabake”, Basha mbron nënkryetaren, i kthehet Ramës: Gropa e Sejdisë

15 Nëntor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VD-“Balonë tabake”, Basha mbron nënkryetaren, i kthehet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së selisë blu, Jorida Tabaku, të cilës kryeministri Edi Rama iu referuar sot me termin ‘balonë tabake’. Basha doli në foltoren e Kuvendit dhe tha se në fakt zonja të cilës Rama i ishte drejtuar me atë fjalë është një doktoreshë shkencash.

Duke përgjithësuar Partinë Demokratike Basha i kërkoi Ramës që të tregonte më shumë kujdes kur fliste për ta pasi janë një brez i shkolluar dhe vijnë nga një botë tjetër.


“Para se të përgjigjem me shifra, jo nga tigri i gënjeshtrave, dua të them që zonja drejtuese e kësaj séance se nuk duhet të ndiqni standarte të dyfishta në këtë sallë. Është herë e disatë që fyen Opozitën dhe kush fyen. Zonja në fjalë që fyeve është doktoreshë shkencash kur ti bridhjeve urave të Parisit, kujdes kur matesh me ne, jemi gjeneratë tjetër ne, vijmë nga botë tjetër. Këtu na ka sjellë dëshira për të përmirësuar Shqipërinë. Je gropa e Hajdin Sejdisë, ata që të takojnë s’t’i thonë këto gjëra për etikë. Ti je bosh, ti je bosh je një zero nëj hiç dhe dëshiron të merrem 20 minuta me ty. Të tillë të ka prodhuar vetvetja. Ti je taksa e shpagesa për mëkatet e etërve tanë dhe për Partinë Demokratike, për një pjesë,”- tha Basha. 

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll