Aktualitet

Zhbirohet baza e Dukajve, pyet familjet pas atentatit në Astir, skuadra në kërkim

15 Nëntor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Zhbirohet baza e Dukajve, pyet familjet pas atentatit në Astir, skuadra

TIRANË– Të afërm të anëtarëve të klanit Duka, shumë prej të cilëve janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko janë marrë në pyetje lidhur me atentatin në të cilin mbeti viktimë Erigers Mihasi e Armando Dumani. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se të afërm të personave që konsiderohen si anëtar të këtij grupi kanë dhënë llogari në lidhje me vendndodhjen e kryesuesve të grupit që janë ende në kërkim.

Gjithsesi nuk janë zbardhur ende detaje nga dëshmitë e tyre. Po ashtu është ushtruar kontroll edhe në një lokal në Tiranë, i cili njihet si bazë e klanit Duka, por nuk dihet asgjë në lidhje me rezultatet e kërkimeve të bëra.

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u qëlluan për vdekje në zonën e Astirit, brenda “Audi”-t me ngJyrë të bardhë me targa “AA 008 EM”, i cili ishte në lëvizje. Atentatorët qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje e llojit “Toyota”, e targa “AA 532 ON” që rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në korrik të kësaj vere. Ky mjet, por i djegur është e vetmja gjë që kanë lënë autorët pas. 

Për vrasjen e Santiago Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Nuk dihet nëse kanë qenë të afërmit e tyre që janë marrë në pyetje apo nëse bëhet fjalë për persona të tjerë. Nga ana tjetër, Prokruroria e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 19 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuar për të njëjtin krim dhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë autorësinë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi klani duka vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi klani duka vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll