Aktualitet

VD-Aksioni i Policisë: 64 të arrestuar, 341 heqje patente dhe 11.556 gjoba

15 Nëntor 2021, 15:46 Nga DOSJA
VD-Aksioni i Policisë: 64 të arrestuar, 341 heqje patente dhe 11.556

TIRANË– Policia Rrugore ka bërë kontrolle në të gjithë vendin ditën e sotme dhe nga aksioni me makinën inteligjente, radarë, dronë, kamera dhe alkooltestues janë arrestuar 64 shoferë, janë pezulluar 341 patenta dhe janë vendosur 11.556 gjoba si pasojë e moszbatimit të rregullave të qarkullimit.

Arsyet janë nga më të voglat tek ato më madhoret duke nisur nga shoferë që ecin me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, parakalimet e gabuara e disa bëjnë gara shpejtësie. Ka pasur edhe raste të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo më keq akoma ngarja pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, gjatë javës që lamë pas kanë ndodhur  46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 persona të plagosur rëndë, ndërsa 57 qytetarë të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.


Njoftimi i Policisë:

Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore/Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Gjatë javës që lamë pas: 64 drejtues mjetesh të arrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe 1978 masa të tjera për tejkalim shpejtësie, të evidentuar nga makina inteligjente, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Në vijim të kontrolleve të shtuara në të gjithë vendin, në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, përgjatë javës që lamë pas kanë evidentuar një numër të madh të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtues mjetesh që qarkullojnë deri në dyfishin e shpejtësisë së lejuar nga tabela, drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo më keq akoma që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente, e cila gjatë javës që lamë pas, është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar edhe një numër të madh shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, në afërsi të shkollave dhe rrugëkalimet e nxënësve, duke mos respektuar vijat e bardha, dhënien e përparësisë këmbësorëve apo duke qarkulluar mbi normat e lejuara, shkelje këto që janë burim aksidenti dhe rrezik potencial për jetën e nxënësve. Në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Janë pezulluar 341 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 65 shtetas, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Pavarësisht kontrolleve intensive nga shërbimet policore, përgjatë javës që lamë pas janë evidentuar 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta. Nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit. Për sa më sipër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi në çdo aks rrugor, së fundmi edhe në rrugët urbane, ka prezencë të radarëve dhe të makinës inteligjente, prezencë të kamerave, dronëve, patrullave të Policisë Rrugore në lëvizje me makina të paloguara. Të gjitha këto jo për të shtuar sasinë e masave administrative, por për një qëllim madhor, sigurinë e jetës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet makina inteligjente policia rrugore qarkullim pa patente tejkalim shpejtesie makina inteligjente policia rrugore qarkullim pa patente tejkalim shpejtesie

Sondazh

Poll