Aktualitet

Manja shkarkon drejtorin e SHKKB-së, kush e zëvendëson Florent Sulçen

15 Nëntor 2021, 14:55 Nga DOSJA
Manja shkarkon drejtorin e SHKKB-së, kush e zëvendëson Florent

TIRANË– Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe është shkarkuar nga detyra. Mësohet se vendimi është marrë sot nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në vendin e Sulçes është emëruar Klevis Qose si drejtor i SHKKB-së. Nuk dihet se në çfarë pozicioni është vendosur pas heqjes nga detyra e drejtorit Sulçe. 

Njoftimi zyrtar: 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe. Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet florent sulce klevis qose florent sulce klevis qose

Sondazh

Poll