Aktualitet

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, 3 të vdekur, shpëton vetëm djali 17-vjeçar

15 Nëntor 2021, 14:33 Nga DOSJA
Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, 3 të vdekur, shpëton

GREQI– Tragjedi në një familje shqiptare në Greqi! 4 anëtarët e një familjeje ende të paidentifikuar ishin nisur për të ardhur në Shqipëri, por rruga u është prerë në mes në Fthiotida pasi janë përplasur me një cisternë. Të vdekur në vend nga përplasja kanë mbetur; kryefamiljari 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza e tyre 22-vjeçare. Ndërsa i plagosur ka mbetur djali i tyre 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, duke se kamioni ka marrë para mjetin me familjen shqiptare brenda, nga ku tre prej tyre janë nxjerrë të vdekur pasi kishin ndërruar jetë pa ardhur ndihma e shpejtë. Ndërsa djali, më i vogli i familjes, është ende gjallë. Sipas një raportimi të lamiafm1.gr , ata jetonin në Chalandri të Athinës dhe ishin duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ndodhi aksidenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërkohë që drejtuesi i kamioni cisternë ka shpëtuar i palënduar nga përplasja me mjetin e shqiptarëve.

SHIKO EDHE: 

Makina ‘copë e çikë’! Pamje nga aksidenti në Greqi, si mbijetoi djali adoleshent

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi tragjedia e familjes ne greqi greqi tragjedia e familjes ne greqi

Sondazh

Poll