Aktualitet

Fermerët e Myzeqesë protestojnë sërish! Mblidhen para Bashkisë së Lushnjes(KËRKESAT)

15 Nëntor 2021, 10:02 Nga DOSJA

LUSHNJE– Fermerët e Myzeqesë dolën ditën e sotme sërish në protestë për ndryshimin e paktës fiskale që lidhet me bujqësinë. Sindikata e Fermerëve të Bashkuar ka paralajmëruar këtë protestë përpara bashkisë së Lushnjës për shkak të ndryshimit të paketës fiskale në lidhje me bujqësinë.

Fermerët, kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, duke filluar nga subvencionimi për njësi prodhimi, lehtësimi e burokracirave, nxitja e eksporteve, dhe barazimi i shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje.

Pjesë e tubimit paqësor ishin: Shoqata e eksportuese fruta perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e fermereve të bashkuar.


Kjo është protesta e dytë në radhë e fermerëve të Myzeqesë të cilët vetëm 3 ditë më parë bllokuan aksin nacional Lushnjë-Rrogozhinë, si shprehje e mosdakordësisë së tyre me paketën fiskale për vitin e ardhshëm që pritet të miratohet në Kuvend.

E gjithë protesta dhe marshimi është shoqëruar nga forca të shumta të policisë. Gjithashtu edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë të ulet në dialog me fermerët.

5 kërkesat e parashtruara nga fermerët

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e fermereve protesta e fermereve ne lushnje protesta e fermereve protesta e fermereve ne lushnje

Sondazh

Poll