Aktualitet

Anuloi ditën e zgjedhjeve, Balla: Depozituam kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta

17 Qershor 2019, 07:41 Nga DOSJA
Anuloi ditën e zgjedhjeve, Balla: Depozituam kërkesën për

TIRANË– Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije se ka kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Në mbështetjen e firmave të 55 deputetëve të Kuvendit sapo kemi depozitur kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta,“-tha Balla.

Seancën e fundit plenare në Kuvend u votua me 100 vota pro rezoluta për anulimin e dekretit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale taulant balla ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale taulant balla

Sondazh

Poll